Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Miratohet lista e anëtarëve të komisioneve parlamentare, emrat i kalojnë Parlamentit për votim
Këtë të mërkurë u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me rend dite miratimin e listës së anëtarëve dhe anëtarëve zëvendësues të komisioneve të përhershme parlamentare. Listat u kaluan për miratim në seancën plenare, ku do të votohet për përbërjen e plotë të komisioneve të përhershme parlamentare. “Në drejtimin e Kryetarit, z. Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me rend dite miratimi i listës së anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe miratimi i listës së anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit. Në lidhje me dy pikat e rendit të ditës, ishin depozituar propozime edhe nga tre grupet parlamentare të opozitës. Çështja i kaloi për miratim seancës plenare së bashku me propozimet e Grupit Parlamentar të...