Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E Ngarkuara me Punë e SHBA zbarkon në Kuvend, VanHorn takon Peleshin, amerikanët kërkojnë kontroll të rreptë…
Disa ditë pasi zgjedhjes si kryetar i Kuvendit, Niko Peleshi është takuar dje me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn. Ka qenë ambasada amerikane që ka zbardhur ditën e djeshme takimin me kryeparlamentarin e ri, duke bërë me dije se diskutuan për përparësitë e Kuvendit dhe fushat kyçe me interes për SHBA. Pjesë e diskutimeve ishin edhe rritja e shpenzimeve për mbrojtjen, një kërkesë e Donald Trump ndaj vendeve të NATO-s dhe e cila është miratuar, si edhe forcimi i sigurisë dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të investimeve, me qëllim forcimin e sigurisë dhe mirëqenies për Shtetet e Bashkuara dhe Aleatët e saj. Në një postim në rrjete sociale, ambasada thekson se presin me kënaqësi bashkëpunimin...