Reperi i njohur shqiptar përballet me akuza të rënda për drogë dhe armëmbajtje pa leje

Reperi i njohur shqiptar përballet me akuza të rënda për drogë dhe armëmbajtje pa leje

Reperi i njohur kosovar, Betim Januzi, i njohur me emrin artistik Buta, ndodhet në paraburgim pas ngritjes së një aktakuze serioze ndaj tij për shitblerje të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje.  Buta u arrestua më 11 shtator 2025 në Ferizaj, gjatë një aksioni policor. Pas ndalimit, Prokuroria Themelore në Ferizaj i kërkoi Gjykatës caktimin e masës së paraburgimit, e cila u miratua më 12 shtator dhe do të zgjasë deri më 10 tetor 2025.  Kryeprokurori i Ferizajt, Burim Çerkini, konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se reperi aktualisht ndodhet në qeli, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.  Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Gentiana Hoxha, deklaroi se ndaj Butës është ngritur tashmë aktakuzë, ndërsa seanca e parë gjyqësore do të mbahet më 1 tetor 2025.  Ajo shtoi se masa e...