Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Wirtz, ende me “kuota zero” te Liverpool: E di çfarë jam i aftë të bëj, do të zhbllokohem shpejt
24 Shtator 2025 9:59 Alfred Lleshi Florian Wirtz u transferua këtë verë te Liverpool-i për 125 milionë euro, pas sezonit fantastik me Bayer Leverkusen, ku fitoi Bundesligën dhe e mbylli vitin me 16 gola e 15 asiste në 45 ndeshje. Megjithatë, te “Reds” ende nuk është zhbllokuar. Në disa ndeshje nuk ka shënuar, as ka asistuar. Në një intervistë për “Sky Germany”, 22-vjeçari foli hapur për vështirësitë: “Do të kisha dashur të shënoja, ose të jepja asiste, por jam i qetë. E di çfarë jam në gjendje të bëj, shpejt do të jap maksimumin. Ka momente të vështira në karrierë dhe ky është një prej tyre, por do ta kaloj. Gjithçka do të kthehet normale”. Jurgen Klopp i ka kërkuar të mos dëgjojë kritikat, por...