Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Kane ndihet i lumtur në Bavari, por rekordi i Shearer e josh për t’u kthyer në Premier League
24 Shtator 2025 10:06 Alfred Lleshi Harry Kane la në vitin 2023 Londrën për t’u transferuar në Mynih me bashkëshorten Kate dhe 4 fëmijët e tyre. “Jam shumë i lumtur këtu. Familja ime është ambientuar, edhe fëmijët ndjekin shkollën. Jeta ime është këtu”, – tha ai. Lumturia e tij shihet edhe në fushë. Në sezonin e parë shënoi 34 gola e dha 12 asiste në 45 ndeshje. Në të dytin, 41 gola dhe 14 asiste në 51 ndeshje. Në sezonin e tretë e ka nisur fuqishëm: 13 gola dhe 3 asiste në 7 ndeshje. Sulmuesi anglez fitoi sezonin e kaluar Bundesligën, duke thyer “mallkimin” e trofeve. 2026 do të jetë një vit vendimtar. Kontrata e tij skadon më 2027, ndërsa ka një klauzolë që e lejon...