Vjedhje në Bishan/ Banorët e fshatit sërish pre e grabitësve, thirrje autoriteteve: Mos i lini hetimet ‘në sirtar’

Vjedhje në Bishan/ Banorët e fshatit sërish pre e grabitësve, thirrje autoriteteve: Mos i lini hetimet ‘në sirtar’

Kur mendonin se kishin gjetur qetësinë, banorët e fshatit Bishan janë bërë sërish pre e vjedhjeve. Viktima e fundit është Vezir Bulla, të cilit i janë vjedhur tre lopë nga kasollja e tij, rreth 500 metra larg banesës. “Kanë kaluar rreth 20 ditë që më kanë vjedhur tre lopë dhe ende nuk është gjetur asnjë autor. Edhe pse policia ka shoqëruar disa persona, askush nuk është arrestuar,” thotë Bulla. Ai tregon gjithashtu se pas këtij rasti, autorët kanë tentuar t’i vjedhin edhe pelën, por në pamundësi për ta marrë, ose e kanë vrarë, ose është goditur nga një makinë në autostradë. “Kanë ardhur natën, kanë prerë portën e kasolles dhe më pas kanë marrë bagëtinë duke kaluar nga autostrada. Ishte mënyra ime për të jetuar...