Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shkarkimi nga Bashkia Tiranë, analisti: Gabimi i rëndë i Veliajt që Rama nuk ia fali
Analisti dhe pedagogu Zylyftar Bregu ka komentuar zhvillimet në Këshillin Bashkiak të Tiranës pas shkarkimit të Erion Veliajt. Ai theksoi se momenti i sotëm shënoi fundin e profilit politik të Veliajt, të cilin e akuzon për nxitim në ambicien për t’u bërë pasues i Edi Ramës. Sipas tij, Veliaj gaboi rëndë duke u vetëprojektuar si lider i ardhshëm në një moment kur ‘1-shi’, Edi Rama, ishte ende në kulmin e fuqisë së tij. Sikur të kishim mundësi ta ndanim ekranin në dysh që të transmetonim në gjysmën e ekranit protestën që punonjësit e bashkisë bënë para SPAK-ut kur Veliaj u arrestuar dhe gjysmën e ekranit të tregonin fjalimet e tyre sot në Këshillin Bashkiak të Tiranës, do të ilustronin më së miri atë që ju...