Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ekspozita “Close as Distant Horizons” me veprat e artistëve nga Shangai
“Close as Distant Horizons” sjell për herë të parë për publikun shqiptar veprat e dy artistëve të njohur nga Shangai, Wu Jun dhe Lin Zhaoyang. Në galerinë FAB të Universitetit të Arteve rreth 40 piktura mbartin një estetikë të veçantë, ku gërshetohen simbolika, individualiteti dhe një dialog i gjallë mes Lindjes dhe Perëndimit. Ekspozita që u hap në galeronë FAB është në vijim të aktiviteteve të Javës së Kulturës Kineze në vendin tonë. Wu Jun përmes kompozimeve neo-figurative sjell reflektime mbi botën moderne dhe fatin e njerëzimit. Lin Zhaoyang, duke ndërthurur traditën lindore me teknikat perëndimore, rikrijon madhështinë e civilizimeve në një gjuhë bashkëkohore. Ekspozita në galerinë FAB do të qëndrojë e hapur deri më 25 shtator. Në kuadër të Javës Kulturore Kineze, Ambasada e...