Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vuçiç takon Rubio në Nju Jork, ja për çfarë u diskutua
Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Sipas një deklarate të publikuar nga Departamenti i Shtetit, Rubio dhe Vuçiç diskutuan për thellimin e partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, përfshirë nisjen e një dialogu strategjik dypalësh, i cili pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt. Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara në EXPO 2027, e cila do të mbahet në Beograd. Presidenti serb Vuçiç thuhet se ka falënderuar SHBA-në për, siç është shprehur ai, “kontributin në garantimin e sigurisë së popullit serb në Kosovë”, duke aluduar në praninë e trupave amerikane në kuadër të misionit të KFOR-it....