Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
A do paguhet DHL? Kryekomisioneri zbulon prapaskenat e procesit të votimit nga jashtë
Kryekomisioneri Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ftuar në një emision televiziv ka folur për procesin e votimit nga jashtë dhe shërbimin e postës DHL. Celibashi tha se për disa ditë pritet të përfundojë vlerësimi i dokumentacionit në lidhje me votën e diasporës. Kreu i KQZ deklaroi se në komunikimin e fundit me DHL i është kërkuar i gjithë dokumentacioni dhe më pas do të vendoset se sa do të paguhet kompania postare. Më tej, Celibashi tha se përmbushja e detyrave kontraktuale nga DHL nuk ndikon në integritetin e votës së emigrantëve. “Punë ditësh përfundojmë të gjithë procesin e vlerësimit të dokymentaconit. I vetmi institucion në Shqipëri ku protokolli është publik i gjithë. Mund të kosnultohet në kohë reale në faqen e KQZ. Në komunikimin...