Bernie Sanders: Ja kush e kontrollon median në Amerikë

Bernie Sanders: Ja kush e kontrollon median në Amerikë

Bernie Sanders, senatori nga Vermonti dhe fytyra e socialistëve demokratë në Shtetet e Bashkuara, tha se pesë burra zotërojnë të gjitha mediat e rëndësishme në këtë vend. Në një postim në X, ai shkroi se kështu duket peizazhi mediatik i Shteteve të Bashkuara sot: “Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, zotëron X. Njeriu i dytë më i pasur në botë, Larry Ellison, zotëron Paramount, përfshirë CBS, dhe tani mund të marrë përsipër TikTok dhe CNN. Jeff Bezos zotëron Washington Post dhe Twitch. Mark Zuckerberg zotëron gjithashtu Facebook dhe Instagram. Në fakt, pesë burrat më të pasur në botë janë TË GJITHË pronarë ose CEO të mediave. Kur po flasim për një oligarki në Amerikë, nuk bëhet fjalë vetëm për pabarazinë e të ardhurave...