Realizoi golin e parë me fanellën e Liverpool, reagon Isak: Jam ende larg formës time më të mirë

Realizoi golin e parë me fanellën e Liverpool, reagon Isak: Jam ende larg formës time më të mirë

24 Shtator 2025 9:10 Telesport Sulmuesi i Liverpool, Alexander Isak, ka pranuar se është ende herët në udhëtimin e tij drejt formës më të mirë fizike, pasi luajti 45 minuta gjatë fitores 2-1 kundër Southampton në Kupën e Ligës. Isak shënoi golin e tij të parë për klubin, pasi i çoi “reds” në avantazh në pjesën e parë, përpara se të zëvendësohej nga Hugo Ektike, i cili shënoi dhe më pas u largua nga fusha me karton të kuq. “Jam në rrugën e duhur për t’u rikthyer në formë. Ndihem mirë, por padyshim që është herët. Liverpool është një ekip i shkëlqyer për të qenë pjesë e tij. Do të bëhet vetëm më mirë”, tha Isak. Gjatë pushimit të pjesës së parë, Isak qëndroi në...