Rinas/ I shpallur në kërkim nga SPAK për operacionin “Shpirti”, arrestohet 52-vjeçari Robert Myftari

Rinas/ I shpallur në kërkim nga SPAK për operacionin “Shpirti”, arrestohet 52-vjeçari Robert Myftari

Është arrestuar në Rinas, 52-vjeçari Robert Myftari, i cili rezulton si një nga të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), për dosjen ‘Shpirti’. Ndaj 52-vjeçarit GJKKO ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’, pasi akuzohet për trafik droge, pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Ndërsa SPAK nisi hetimet ndaj Myftarit, pasi rezultoi si i përfshirë në grupin e trafikut të drogës, të cilët trafikuan sasi të mëdha kanabisi drejt vendeve të Bashkimit Europian. Robert Myftari së bashku me 30 persona të tjerë, janë akuzuar nga SPAK, si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës drejt vendeve të BE-së. Në grupin e akuzuar nga SPAK, ishin edhe pesë funksionarë publik, duke filluar nga prokurori i Vlorës, Maksim Sota...