Përbërja e komisioneve të përhershme, Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare

Përbërja e komisioneve të përhershme, Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet sot në orën 10:00, pas urdhrit të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Në rend të ditës për këtë seancë janë projektvendimi “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit” si dhe projektvendimi “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”. Ditën e hënë, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku u miratua lista e anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe lista e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit. Në lidhje me dy pikat e rendit të ditës, ishin depozituar propozime vetëm nga grupi parlamentar i Partisë Socialise dhe çështja i kaloi për miratim seancës...