Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Tragjedi në Angli, futbollisti pëson dëmtim në kokë gjatë ndeshjes dhe përfundon në koma artificiale
24 Shtator 2025 8:12 Alfred Lleshi Një lajm i trishtë vjen nga Anglia. Gjatë ndeshjes mes Chichester dhe Wingate & Finchley, sulmuesi 21-vjeçar Billy Vigar pësoi një dëmtim të rëndë në kokë. Mjekët raportuan lëndim të rëndësishëm cerebral. Sipas BBC, ai u shtrua menjëherë në spital dhe u vendos në koma artificiale për trajtim urgjent. “Billy ka pësuar një dëmtim të madh cerebral dhe aktualisht ndodhet në koma artificiale, nën kujdes intensiv, ku po merr trajtimin më të mirë të mundshëm. Është ende shumë herët për të parashikuar ecurinë. Edhe nëse gjithçka shkon mirë, rruga e rikuperimit do të jetë e gjatë”, – njoftoi klubi i Chichester. Vigar iu bashkua ekipit këtë verë nga Hastings United, më parë kishte luajtur për të rinjtë e Arsenalit...