Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite miratimi i anëtarëve të komisioneve parlamentare..
Kuvendi do të mblidhet sot për seancën e radhës plenare, pas asaj të 18 shtatorit, ku qeveria e re u votëbesua brenda vetëm 25 minutave, për shkak të kaosit të krijuar nga opozita. Seanca do të nisë në orën 10:00, me rend dite votimin e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare. Deri më tani janë miratuar vetëm kryetarët dhe nënkryetarët e propozuar nga PS, ndërkohë që komisionet kanë mbetur jo funksionale për shkak të mungesës së përfaqësuesve të opozitës. Pas bllokimit që krijoi, PD njoftoi një ditë më parë se kishte dorëzuar emrat për 4 komisionet parlamentare që i takojnë asaj të drejtojë. PD i kishte caktuar më herët drejtuesit e këtyre komisioneve, si edhe nënkryetarët për ato që drejtohen nga mazhoranca, por nuk i kishte depozituar zyrtarisht në Kuvend,...