Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Stojkoviç e quan duelin me Shqipërinë vendimtar, Kumbulla e humbet ndeshjen e 11 tetorit në Leskovc
Adriatik BALLA Shqipëria do të luajë në transfertë me 11 tetor, kundër Serbisë, në kuadër të xhiros së radhës në grupin K eliminator për kualifikueset e Kupës së Botës. Kjo ndeshje, sipas vendimit që ka marrë FIFA, do të luhet në stadiumin e Leskovacit, i cili ka kapacitet prej 8 mijë vendesh. Duhet thënë se kjo ndeshje është përcaktuese për vendin e dytë në grup, një ndeshje që është vendimtare për të dyja skuadrat. Tensioni në radhët e të dyja skuadrave në prag të këtij takimi është i madh dhe këtë e përjetojnë edhe stafet teknike. Për këtë duel foli së fundmi edhe trajneri i Serbisë, Stojkoviç, kurse Silvinjo është rezervuar të thotë shumë gjëra, sikurse vetë FSHF ka frenuar kuqezinjtë të japin intervista gjatë...