Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Nuk ka me njerëz, të gjithë treguesit e punësimit dhe papunësisë me rënie në prill-qershor
Në tremujorin e dytë të vitit 2025 treguesit e punësimit, papunësisë dhe forcës së punës kanë pësuar të gjitha rënie në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke reflektuar tkurrjen e fortë të popullsisë më shumë se zhvillimet në tregun e punës.Sipas të dhënave nga Anketa Tremujore të Forcave të Punës numri i të punësuarve mbi 15 vjeç arriti në 1,171,084 persona në tremujorin e dytë 2025, duke u tkurrur me rreth 10,872 individë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që përkon me një ulje prej 0,9 për qind.Kjo rënie u reflektua kryesisht te të rinjtë 15–29 vjeç, ku numri i të punësuarve u reduktua me mbi 11 mijë persona, si dhe tek grup-mosha 30–64 vjeç, ku tkurrja...