Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj-mazhorancës: Një grup “Diellash” të mishëruar e që votojnë siç do Rama

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj-mazhorancës: Një grup “Diellash” të mishëruar e që votojnë siç do Rama

Tema kryesore e ditës së sotme është shkarkimi i Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, me arsyetimin se ka mbi tre muaj në mënyrë të pandërprerë që nuk është paraqitur në detyrë, që pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK-ut më 10 shkurt 2025.  Pikërisht për këtë temë, “Shkarkohet Veliaj, po tani?”, po diskutohet në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku është i ftuar dhe analisti Enton Abilekaj.  Veliaj më herët ka kërkuar që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak që do të votonte për shkarkimin e tij si kryebashkiak, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Vetë Këshilli i është përgjigjur Veliajt se mund të drejtojë me letër të gjitha mendimet dhe qëndrimet e tij lidhur me çështjen, e që do të lexoheshin në këtë mbledhje. Opozita, ka kërkuar gjithashtu...