Opozita heq dorë nga zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës? Edi Paloka jep përgjigjen e papritur

Opozita heq dorë nga zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës? Edi Paloka jep përgjigjen e papritur

Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në emisionin “A Show” se Edi Rama që kur ka ardhur në pushtet vijon me organizimin e farsave zgjedhore.  I pyetur nëse do të kandidonte përballë Manastirliut për Bashkinë Tiranë, Paloka tha: “Vendimi i parë që ne duhet të marrim, është a do hyjmë apo jo në këto zgjedhje”.  Demokrati Edi Paloka u shpreh se vendimet merren nga forumet e partisë ndërsa theksoi se shpesh marrin sulme të pamerituara.  “Kemi marrë një vendim. Kemi në statut mosbojkotimin, pjesëmarrjen në zgjedhje. Jemi praktikisht në një situatë paradoksale, absurdi politik ne si opozitë. Mbase prandaj merren dhe sulme të pamerituara.”-u shpreh Paloka.  Deputeti tha se kemi gabimet tona si opozitë ndërsa theksoi se problemi është që ndodhen në një situatë politike absurde.  “Ne nuk njohim zgjedhjet, por hyjmë në parlament. Ky bën farsa, por jemi të detyruar...