Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Lajm i keq për Silvinjon, mbrojtësi shqiptar humbet sfidën kundër Serbisë
Dëmtimi i Marash Kumbullës tashmë është konfirmuar. Mbrojtësi shqiptar ka pësuar një tërheqje muskulare në pjesën pasme të kofshës së tij. Lojtari i Kombëtares kuqezi la fushën në pjesën e parë në përballjen e fundit kundër Atletiko Madridit dhe pritet të mungojë për një periudhë prej afërsisht 1 muaj. Kumbulla do të humbasë kështu “finalen” e madhe të Shqipërisë. Me shumë mundësi, mbrojtësi i Majorkës nuk do të jetë i gatshëm për Silvinjon për përballjen e 11 tetorit, atë kundër Serbisë./Sport Ekspres/