Laporta “hesht” babain e Yamal me tone të buta pas deklaratës së bujshme!

Laporta “hesht” babain e Yamal me tone të buta pas deklaratës së bujshme!

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, iu përgjigj polemikave të ngritura nga babai i Lamine Yamal pas fitimit të Topit të Artë nga Ousmane Dembélé. Mounir Nasraoui deklaroi, ndërsa po largohej nga Théâtre du Châtelet në Paris, “Viti tjetër do të jetë i yni”, duke kritikuar triumfin e Dembélé dhe duke e quajtur çmimin një “paragjykim moral” kundër të birit. I intervistuar nga RAC1, Laporta qetësoi “ujin”: “Babai i tij është shumë pasionant, por duhet të kujtojmë se Lamine është vetëm 18 vjeç dhe e gjithë kjo mund ta mbingarkojë pak. Ai do të donte të fitonte, si Raphinha ose Pedri, i cili është më i miri në pozicionin e tij. Por Lamine i menaxhon mirë pritjet falë pjekurisë që ai demonstron.” Presidenti theksoi talentin e...