No Image Available

Kur të hanë “të tutë”

Nga Adrian Thano  Të njëjtët, që pak muaj më parë e mbushnin me lavde, sot e flakën tej me një votë të ftohtë, si leckë të vjetëruar.  A është rënia e Veliajt një reflektim politik? Ndëshkim moral? Goditje e korrupsionit që premton një mëngjes më të pastër për shoqërinë? Një triumf i drejtësisë?  Do duhej të ishte.  Por ky nuk është një shënim mbi fatin e ish-kryebashkiakut, por mbi hipokrizinë dhe karakterin njerëzor në kohën e interesit. Mbi teatrin politik pa dinjitet. Mbi fundin e pashmangshëm të atyre që mendojnë se mund të ndërtojnë pushtet me njerëz pa bosht dhe hierarki politike pa filtër vlerash.  Veliaj është sot pasqyrë e vetes: i rrethuar nga njerëz që u përzgjodhën jo për integritetin, por për bindjen. Dhe ja ku jemi: Këta, thjesht orientojnë...