Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Ekziston mundësia që Erion Veliaj të dalë në arrest shtëpie”, Sula: Ja pse gjykata mund të ndryshojë masën e sigurisë
Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula teksa komentoi shkarkimin e Erion Veliajt, tha se ky vendim i marrë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak mund të jetë një marrëveshje për ta liruar atë nga qelia. I ftuar në emisionin “Log.” në News24, ai shton se ekziston një pikëpyetje e madhe për rolin e Veliajt dhe sugjeron mundësinë e një “gjysmë-loje” në emër të të drejtave të njeriut dhe mos-prishjes së provave gjatë procesit gjyqësor. Dashnor Sula: “Përse nuk u shkarkua Erin Veliaj gjatë shtatë muajve nën hetim? Sepse në kërkesën që ka pasur SPAK në masën e sigurisë, edhe Gjykata thotë në vendimin e saj se është prishja e provave dhe presioni ndaj dëshmitarëve nëse ai do të ishte kryetar bashkie në detyrë. Tani që mbaroi hetimi, që do të thotë se nuk ka rrezik më...