No Image Available

“Veliaj nuk është dënuar me vendim të formës së prerë”, Artan Hoxha: Nuk e meritonte këtë që i ndodhi, duhet të ishte prezent sot

Gazetari Artan Hoxha komentoi shkarkimin e Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.  I ftuar në emisionin “Log.” në News24, Hoxha e cilësoi vendimin të padrejtë dhe theksoi se për Veliajn nuk ka një dënim të formës së prerë.  Sipas tij, procesi u zhvillua në mungesë të Veliajt dhe nën ndikimin e kryeministrit Rama. Ai shtoi se shumica e anëtarëve të Këshillit, ishin zgjedhur vetë nga Veliaj.  Gazetari Artan Hoxha: Erion Veliajn e kam provuar në kurriz se çfarë na ka bërë. Por Veliaj nuk e meritonte atë që i ndodhi sot. Veliaj duhet të ishte aty me patjetër. E vunë përpara një procesi, pa qenë prezent aty. Shumica e atyre që ishin aty në Këshill nga socialistët, janë zgjedhur nga vetë Erion Veliaj. Kishte një perceptim publik, që kjo ndodhi, ishte sepse e kërkoi kryeministri Edi Rama.