“Palët ndanë të njëjtin objektiv”/ Duncan dëshmon në Hagë: UÇK-ja nuk kishte komandë të centralizuar

“Palët ndanë të njëjtin objektiv”/ Duncan dëshmon në Hagë: UÇK-ja nuk kishte komandë të centralizuar

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari John Duncan deklaroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk funksiononte me një strukturë tradicionale ushtarake të komandës nga lart-poshtë. Ai theksoi se marrëveshja për demilitarizimin e rreth 20 deri në 30 mijë pjesëtarëve të UÇK-së, e nënshkruar nga Hashim Thaçi, nuk është provë për ekzistencën e një komandë të qendruar. I pyetur nga gjyqtari Fergal Gaynor nëse një marrëveshje e tillë nuk sugjeron se Thaçi kishte kontroll mbi trupat, Duncan u përgjigj se marrëveshja ishte një proces diplomatik dhe i dakordësuar nga të gjitha palët, jo rezultat i një strukture komanduese ushtarake. “Ka qenë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ku palët ndanë të njëjtin objektiv. Nuk ishte çështje komandimi, por bashkërendimi politik dhe diplomatik për të përmbushur një qëllim...