Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kërcënonte pjesëmarrësit në protestat kundër Vuçiç/ Ish-nënkryetari i Listës Serbe, denoncohet nga qytetarë serbë
Ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili akuzohet për sulmin terrorist në Banjskë është denoncuar nga një grup qytetarësh serbë. Sipas burimeve, Radoiçiç ka kërcënuar vazhdimisht qytetarët në një fshat në Serbi, për pjesëmarrje në protestën kundër presidentit Aleksandar Vuçiç. Dëshmitarët theksojnë se Radoçiçi ishte në bashkëpunim me rojë sigurie dhe zyrtarë lokalë. Grupi i qytetarëve kërkoi reagim urgjent nga prokuroria, policia dhe shërbimet e sigurisë, për të garantuar sigurinë e qytetarëve. “Nuk kemi frikë. Lufta për një Kosjeriç të lirë, të sigurt dhe të drejtë do të jetë vetëm më e vendosur dhe këmbëngulëse pas kësaj ngjarjeje,” thanë përfaqësuesit e grupit.