“Shkarkimi hap i rëndësishëm”,Teliti ngre dyshime për shkarkimin e Veliajt:Do të doja të kisha përballë sot për 2 arsye

“Shkarkimi hap i rëndësishëm”,Teliti ngre dyshime për shkarkimin e Veliajt:Do të doja të kisha përballë sot për 2 arsye

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, nënkryetari i këtij këshilli, Dorian Teliti, në një emision televiziv, ka ngritur dyshime mbi mënyrën se si u zhvillua procedura. Në një deklaratë publike, Teliti theksoi se do të kishte dashur ta kishte Veliajn përballë gjatë seancës për dy arsye kryesore. “Ti po e shkarkon tjetrin nga detyra dhe ai duhet dëgjuar. Mua nuk më ka marrë malli të dëgjojë Erion Veliajn, por nuk dua t’i jap instrumentet atij që nesër të shkojë në gjykatë dhe ta hedhë poshtë vendimin për aspekte proceduriale. Për këtë arsye do të doja të ishte aty. Arsyeja e dytë është se të paktën një herë doja t’ia thosha në sy dëmet...