Konsumimi i një milkshake sjell pasoja negative për trurin, ja çfarë thotë studimi

Konsumimi i një milkshake sjell pasoja negative për trurin, ja çfarë thotë studimi

Konsumi i një milkshake-i me përmbajtje të lartë yndyre mund të ketë ndikim të menjëhershëm negativ në tru, thotë një studim i cili u publikua në revistën “The Journal of Nutritional Physiology”. Studiuesit zbuluan se një vakt i pasur me yndyrna, siç është një milkshake, ndikon pothuajse menjëherë në aftësinë e enëve të gjakut për t’u ngushtuar, çka lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e trurit dhe të zemrës. Për këtë studim, u testuan dy grupe njerëzish: 20 persona të moshës 18 deri 35 vjeç dhe 21 persona të moshës 60 deri 80 vjeç. Të dyja grupet konsumuan një milkshake me shumë yndyrë, përbërësit e të cilit ishin: 350 ml krem qumështi, 2 lugë gjelle shurup çokollate, 1 lugë gjelle sheqer dhe 1 lugë gjelle qumësht pluhur...