Von der Leyen: Trump ka të drejtë, Evropa të ndalojë blerjen e naftës ruse deri në fund të vitit

Von der Leyen: Trump ka të drejtë, Evropa të ndalojë blerjen e naftës ruse deri në fund të vitit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi të martën se dëshiron që Evropa të ndalojë tërësisht blerjen e naftës nga Rusia deri në fund të këtij viti, si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar varësinë energjetike nga Moska për shkak të luftës në Ukrainë. Ndërkohë, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti amerikan Donald Trump lëshoi një paralajmërim të fortë ndaj Rusisë, duke kërcënuar me vendosjen e tarifave të rënda, nëse Moska nuk pranon të hyjë në bisedime paqeje. Megjithatë, ai theksoi se këto masa do të jenë efektive vetëm nëse vendet evropiane ndalojnë plotësisht importet e naftës dhe gazit nga Rusia. Trump u shpreh i indinjuar pasi, sipas tij, mori vesh vetëm dy javë më parë...