Hungaria refuzon të ndalojë blerjen e naftës ruse

Hungaria refuzon të ndalojë blerjen e naftës ruse

Hungaria nuk ka ndërmend të heqë dorë nga furnizimet me energji nga Rusia, deklaroi ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó, në një intervistë për The Guardian, duke sfiduar kështu kërkesën e Shtëpisë së Bardhë, që vendet aleate të NATO-s të ndalojnë blerjen e naftës ruse. Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që Europa të ndërpresë importet e naftës nga Rusia. Por Szijjártó u shpreh se burimet ruse të naftës dhe gazit janë jetike për shtetin hungarez. “Ne nuk mund të garantojmë furnizimin e sigurt të energjisë për vendin tonë pa burimet ruse të naftës dhe gazit”. Ai shtoi se bëhet fjalë për një çështje fizike, jo politike, duke theksuar se Hungaria mund të blejë energji vetëm nga vendet me të cilat ka infrastrukturë të lidhur....