Alimehmeti: Edi Rama tërhoqi dhe përdori këshilltarët bashkiakë, çlirimi i Tiranës do të ndodhë kur ta largojmë

Alimehmeti: Edi Rama tërhoqi dhe përdori këshilltarët bashkiakë, çlirimi i Tiranës do të ndodhë kur ta largojmë

Në një intervistë për SYRI TV, anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, komentoi vendimin për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si një hap pozitiv, por duke paralajmëruar se sfidat mbeten. “Ky është një zhvillim i mirë, një zhvillim pozitiv, por kjo u bë me dorën e kryearkitektit të të gjithë kapjes, abuzimit dhe uzurpimit të Tiranës, që është Edi Rama. Mastermindi është akoma aty, dhe çlirimi do ndodhë kur të largojmë Edi Ramën,” deklaroi Alimehmeti. Ai shtoi se largimi i Veliajt është i domosdoshëm, pasi pasardhësit e tij në Këshill Bashkiak dhe drejtori të ndryshëm janë ende të lidhur me njerëzit e ngushtë të kryebashkiakut, por tani janë më të tërhequr. “Kush i përdori ata? I përdori Edi Rama,...