Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Shkarkimi i Veliajt hap pozitiv”, Alimehmeti paralajmëron: Çlirimi i Tiranës do të ndodhë vetëm kur të largohet Rama
Në një intervistë për një emision televiziv, anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, komentoi vendimin për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si një hap pozitiv, por duke paralajmëruar se sfidat mbeten. “Ky është një zhvillim i mirë, një zhvillim pozitiv, por kjo u bë me dorën e kryearkitektit të të gjithë kapjes, abuzimit dhe uzurpimit të Tiranës, që është Edi Rama. Mastermindi është akoma aty, dhe çlirimi do ndodhë kur të largojmë Edi Ramën,” deklaroi Alimehmeti.Ai shtoi se largimi i Veliajt është i domosdoshëm, pasi pasardhësit e tij në Këshill Bashkiak dhe drejtori të ndryshëm janë ende të lidhur me njerëzit e ngushtë të kryebashkiakut, por tani janë më të tërhequr. “Kush i përdori ata? I përdori Edi Rama,...