Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Valbona Sanxhaktari, nga “dështake në magjistraturë” tek “ylli i Gjykatës së Lartë”
Nga Avokat Arben Llangozi Nëse dikush do të shkruante një manual me titull “Si të bëhesh gjyqtare e lartë në Shqipëri pa kaluar provimet bazë”, padyshim që kapitulli i parë do të ishte kushtuar Valbona Sanxhaktarit. Kjo zonjë e nderuar, e cila dikur dështoi në mënyrë spektakolare për të hyrë në Shkollën e Magjistraturës duke marrë vetëm 85 pikë, sot na del si “shpresa e drejtësisë së re”. Pra, dikush që s’e kaloi pragun minimal, sot na shitet si “elitë juridike”. Ironi apo realitet shqiptar? Të dyja bashkë. Le të kujtojmë edhe detajet pikante: zonja Sanxhaktari ka qenë më herët nën hetim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre dhe vjedhje, por kjo, në vend që ta diskualifikonte, i hapi dyert e karrierës....