Aktori turk martohet sërish, ceremonia intime e Çelikkol në Bodrum

Aktori turk martohet sërish, ceremonia intime e Çelikkol në Bodrum

Aktori i njohur turk, İbrahim Çelikkol, ka zgjedhur të kurorëzojë dashurinë e tij trevjeçare me partneren Natali Yarcan, në një ceremoni të mbajtur në qytetin bregdetar të Bodrumit. Dasma, e organizuar larg syve të publikut, mblodhi vetëm familjarët dhe miqtë më të ngushtë, duke e kthyer ngjarjen në një festë intime e plot emocion. Fotot nga nata e veçantë nuk vonuan të shpërndahen në rrjetet sociale, ku një ndër imazhet më të shpërndara ishte ai ku Çelikkol shihej duke puthur bashkëshorten e tij. Në postimin e tij, aktori shoqëroi foton me vargje të poetit të famshëm Özdemir Asaf, një dedikim romantik që u komentua gjerësisht nga ndjekësit. Kujtojmë se İbrahim Çelikkol ka qenë më parë i martuar me arkitekten Mihre Mutlu, me të cilën lidhi...