“Plumbi i Artë”, tension edhe fyerje/ Zbardhet sherri mes të penduarve Dumani e Alibej në gjyq

“Plumbi i Artë”, tension edhe fyerje/ Zbardhet sherri mes të penduarve Dumani e Alibej në gjyq

Dy të penduarit kryesore të dosjes “Plumbi i artë”, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej u përfshirë në një sherr verbal e gati edhe fizik gjatë seancës të së martës në Gjykatën e Posaçme.  Situata mes dy të penduarve, që në çdo seancë të procesit kanë qëndruar të ulur krejt të qetë, thuajse ngjitur me njëri-tjetrin në një kënd të sallës, mes punonjësve të maskuar të policisë, precipitoi teksa Erion Alibej, po i përgjigjej pyetjeve të avokatëve.  Nga tavolina e dëshmitarëve, duke treguar si e njihte Dumanin para se ta takonte, Alibej tha “Nuredin Dumani ishte vëllai i Dashnor Dumanit, një nga ekzekutorët e vëllait tim”, duke ju referuar “masakrës së Bradasheshit”, ngjarje ku u vra vëllai i tij Endrit Alibej, daja i tij, Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk.  Duke pohuar se përveç hetimit që kishte bërë vetë për...