Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Shkarkimi i Veliajt, Ngjela: PS nuk priti një vendim të formës së prerë nga gjykata! Edhe kryebashkiaku pasardhës do jetë socialist
                            Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar në “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv, ku komentoi zhvillimin më të rëndësishëm politik të ditës së sotme, propozimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryetarit Erion Veliaj.  Ngjela tha se shkarkimi i Veliajt, i zgjedhur nga populli, në një kohë kur nuk ka asnjë dënim të formës së prerë të caktuar ndaj tij nga gjykata, vë në dyshim drejtësinë e këtij vendimi të marrë sot nga Këshilli Bashkiak.  “Diskutimi është: kanë të drejtë këta të shkarkojnë kryetarin e zgjedhur nga populli? Po kryetari, nëse ata marrin një vendim politik, ka të drejtë ta hedhë në Gjykatë. Unë nuk e di si do veprojë. Unë po flas në koncept juridik. Ku ka qenë kapërcimi i PS këtu? Nuk ka pritur që vendimi i dënimit të marrë formë të prerë. Po...