Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
PS dhe PD bashkë kundër Veliajt, votat që e shkarkuan
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar për të shkarkuar nga detyra kryebashkiakun Erion Veliaj. Mësohet se vendimi u mor me 50 vota pro. Këshilltarët socialistë dhe demokratë bashkuan votat për ta shkarkuar kryebashkiakun Veliaj nga detyra, i cili qëndron në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025 kur dhe u arrestua me vendim të GJKKO pas kërkesës së SPAK. Këshilli Bashkiak mblodhi 3 kërkesat për shkarkimin e Erion Veliajt; atë të Partisë Socialiste, të Partisë Demokratike dhe të këshilltarit Endri Shabani, duke i votuar si një e vetme. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Tiranë munguan këshilltarët socialistë Gazment Paja dhe Joleza Koka. Edhe këshiltarët socialistë, Aldo Merkoçi dhe Alfred Muharremi u larguan nga mbledhja në momentin e votimit. Ndërsa këshilltari tjetër i Bindjes Demokratike, Fabian Topollari nuk...