“Plumbi i Artë”/ Petrit Qoli pyet Skerdi Tasen në GJKKO: Mos je ti personi që vrau ish-deputetin Fatmir Xhindi?

“Plumbi i Artë”/ Petrit Qoli pyet Skerdi Tasen në GJKKO: Mos je ti personi që vrau ish-deputetin Fatmir Xhindi?

Në GJKKO po zhvillohet këtë të martë seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”. Bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase pyetet në gjyqin për dosjen “Plumbi i Artë”, nga avokatët e të pandehurve të tjerë. Petrit Qoli, pyet Tasen : Mos jeni ju personi që keni qëlluar ndaj deputetin Fatmir Xhindi? Sepse ju keni thënë që të gjithë personat i keni qëlluar kanë qenë në 5m distancë, dhe Xhindi është vrarë nga kaq distancë? A shihni mirë nga sytë afër larg, se unë psh nuk shoh as afër as larg, dhe asnjëherë s’keni qëlluar në shenjë si ka mundësi? Gjykata i refuzon përgjigjen për pyetjet. Top Channel