Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Doli i dyti në renditjen e Topit të Artë, vjen reagimi i parë i Yamal pas ceremonisë gala: Plani i Zotit është perfekt, urime për Dembelen
Pas humbjes në garën për “Topin e Artë 2025”, talenti i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Lamine Yamal, ka reaguar për herë të parë publikisht në rrjetet sociale. Edhe pse favorit për shumë analistë dhe tifozë, 18-vjeçari u rendit i dyti pas Ousmane Dembélé, i cili fitoi çmimin prestigjioz pas një sezoni fantastik me PSG-në. Përmes një postimi të shkurtër, Yamal tregoi pjekuri dhe qetësi në këtë moment të rëndësishëm për karrierën e tij: “Plani i Zotit është perfekt, duhet të ngjitesh për të arritur majën.” Ai falënderoi jurinë për Kopa Trophy – çmimin që e nderon si futbollistin më të mirë nën 21 vjeç – të cilin e fitoi për të dytin vit radhazi, duke e bërë të parin lojtar që arrin këtë sukses në...