Pas zbulimit, diamanti i dytë më i madh në botë pret çmimin

Pas zbulimit, diamanti i dytë më i madh në botë pret çmimin

Diamanti i dytë më i madh në botë shumë shpejt mund të ketë një shtëpi të re në një muze apo koleksionin e një sheiku, por fillimisht duhet të vlerësohet, raporton AFP. I zbuluar vitin e shkuar në Botsvana, diamanti 2.488 karatë i quajtur Motswedi po analizohet nga HB Antwerp. “Momentalisht është shumë e vështirë që t’i vendosim një çmim”, tha drejtori i marrëdhënieve publike të kompanisë. “Fillimisht duhet të inspektojmë gurin dhe të shohim çfarë mund të përftojmë prej tij në formë të pastër.” Diamanti peshon gjysmë kilogramë dhe u zbulua verën e shkuar në minierën Karowe në vendin kryesor të zbulimit të diamanteve në Afrikë. Miniera është në pronësi të kompanisë kanadeze Lucara Diamond, e cila bashkëpunon me HB Antwerp për të përballuar...