No Image Available

Fusha e re e futbollit në shkollën “Benardina Qerraxhia”, punimet vijojnë me intensitet të lartë

Qyteti i Durrësit do të pasurohet me një fushë të re futbolli, që po ndërtohet në ambientet e shkollës “Benardina Qerraxhia”. Kjo fushë do t’i shërbejë akademisë së FSHF-së, “Elite Youth”, për zhvillimin e seancave stërvitore. Ky projekt është fryt i bashkëpunimit mes FSHF-së dhe Bashkisë së Durrësit. Fusha do të ketë tapet artificial, ndërsa Federata ka marrë përsipër shtrimin e tapetit, vendosjen e portave dhe instalimin e sistemit të ndriçimit, në mënyrë që stërvitjet të mund të zhvillohen në çdo orar. Nga ana tjetër, Bashkia e Durrësit do të mbulojë fondet për bazamentin, ndërsa ndërtimi i tij dhe sistemi i drenazhimit do të realizohen nga FSHF. Aktualisht po punohet në sistemin e drenazhimit.