Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Napoli merr vendimin drastik, asnjë biletë për tifozët gjermanë për sfidën në Champions League
23 Shtator 2025 18:10 Telesport Më 4 nëntor, Napoli do të përballet me Eintracht Frankfurt në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ndeshje e vlefshme për në Champions League. Klubi napolitan ka vendosur që nuk do të ketë asnjë biletë për tifozët miq, nga frika e trazirave. Vendimi drastik vjen pas asaj që ndodhi më 15 mars në vitin 2023, kur të dy ekipet u ndeshën në Napoli për raundin e të 16-vë në Champions League. Pas fitores 3-0 të vendasve me dy golat e Osimhen dhe një nga Zielinski, në qytet pati trazira të shumta, ku nuk munguan përleshjet e dhunshme dhe shkatërrimi i gjithçkaje që iu dilte para. Për të evituar sërish këtë skenar, Napoli ka vendosur të mos ketë fare bileta për tifozët miq...