Këshilli Bashkiak i Tiranës propozon shkarkimin e Veliajt, vendimi në tryezën e Ramës, katër socialistë nuk votojnë, një anëtar i opozitës kundër

Këshilli Bashkiak i Tiranës propozon shkarkimin e Veliajt, vendimi në tryezën e Ramës, katër socialistë nuk votojnë, një anëtar i opozitës kundër

Shkarkimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka gjetur kundërshtimin e disa këshilltarëve socialistë por dhe nga opozita. Katër këshilltarë socialistë nuk votuan shkarkimin e kryebashkiakut Veliajt. Këshilltarët socialistë Alfred Muharremi dhe Aldo Merkoci nuk votuan, ndërsa , Joleza Koka dhe Gaz Paja nuk morën pjesë fare në këshill. Ndërsa këshilltari i djathtë Fabian Topollaj, votoi kundër vendimit. Në fjalën e tij, këshilltari socialist Alfred Muharremi vlerësoi punën e Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, ndërsa Aldo Merkoci u shpreh më ashpër, duke theksuar se me këtë procedurë po cenohet autonomia vendore dhe po tjetërsohet vullneti i qytetarëve. Edhe këshilltari i djathtë Fabian Topollaj e cilësoi nismën si një shkelje të plotë, duke kujtuar se nuk është Këshilli Bashkiak ai që shkarkon...