Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Mbledhja për shkarkimin pa prezencën e Valiajt/ Fino: Sot është dita për të marrë një vendim
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka nisur mbledhjen për Shkarkimin e Kryebashkiakut Erion Veliaj. Vetë Erion Veliaj nuk është i pranishëm në këtë mbledhje për të dhënë argumentet dhe për tu dëgjuar nga këshilli. Në këtë mbledhje u miratua rendi i ditës: Propozimi për shkarkimin e Erion Veliajt me 12 vota pro dhe 1 abstenim. Mbledhja u hap nga Megi Fino, kryetare e Këshillit Bashkiak. Gjatë fjalës së saj Fino u shpreh se vendimi që do të merret sot është imponuar nga nevoja urgjente e Tiranës për të pasur një drejtues në krye të punëve. “Sot është dita për të marrë një vendim të domosdoshëm për Tiranën dhe qytarët e saj. Dua të nënvizoj se ky hap i imponuar nga nevoja urgjente nuk është pranim i akuzave të...