Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
KED publikon raportin, cilët janë 3 kandidatët më të vlerësuar për vendin vakant në Kushtetuese
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka miratuar këtë të martë, më 23 shtator, raportin dhe listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve që kanë aplikuar për vendin vakant të krijuar në Gjykatën Kushtetuese, për të zëvendësuar Holta Zaçajn. Pas miratimit të raportit tani pritet mbledhja e gjyqtarëve të gjykatës së Lartë, për të vendosur mes tre kandidatëve të parë, se cili prej tyre do të fitojë vendin në Gjykatën Kushtetuese. Sipas renditjes së publikuar nga KED, tre kandidatët më të vlerësuar janë Asim Vokshi, Naureda Llagami dhe Florian Ballhysa. Kandidatët: 1) Asim Vokshi 89.5 pikë 10 2) Naureda Llagami 89.3 pikë 3) Florian Ballhysa 77.83 pikë 4) Alma Faskaj 77.77 pikë 5) Genta Tafa (Bungo) 75.44 pikë 6) Alban Toro 74.22 pikë