Arsenal nuk i ndahet La Ligës, 45 milionë euro për lojtarin që dështoi te Real Madrid por sot është një nga më të kërkuarit në treg

Arsenal nuk i ndahet La Ligës, 45 milionë euro për lojtarin që dështoi te Real Madrid por sot është një nga më të kërkuarit në treg

Arsenal ka piketuar objektivin e radhës, që është sërish nga La Liga dhe sërish nga Real Sociedad. Pasi ka bërë “bingo” me transferimin e Mikel Merino dhe Martin Zubimendi, londinezët tani duan një tjetër yll të Real Sociedad. Bëhet fjalë për Takefusa Kubo, 24-vjeçarin japonez, i cili mund të luajë si anësor i djathtë në sulm ose si mesfushor sulmues. Kur ishte fëmijë, ka qenë pjesë e akademisë së Barcelonës, në moshën 19-vjeçare u transferua tek ekipi i parë i Real Madridit, por për shkak të moshës së re, mungesës së përvojës dhe konkurrencës shumë të madhe që kishte të madrilenët në atë periudhë, Kubo nuk e gjeti dot veten. Më pas erdhën disa huazime rresht, derisa në vitin 2022, u transferua përfundimisht nga Real...