“Faleminderit që po e lironi Tiranën!”, Teliti-socialistëve: Ju po bashkoni votat me ne, jo ne me ju

“Faleminderit që po e lironi Tiranën!”, Teliti-socialistëve: Ju po bashkoni votat me ne, jo ne me ju

Këshilltari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti, falënderoi këshilltarët socialistë që, sipas tij, më në fund u ngritën në lartësinë e detyrës, duke miratuar propozimin për shkarkimin e kryetarit Erion Veliaj. “Keni 7 muaj që i keni munguar kësaj lartësie dhe kjo i ka munguar Tiranës. Ky është një akt historik, që mund të ndodhë sërish pas 30-40 vitesh. Sot i bashkuat ju me ne votat, jo ne me ju. Faleminderit që po e lironi Tiranën!”, tha Teliti në fjalën e tij, përcjell A2 CNN. Ai shtoi se Veliaj duhet të ishte shkarkuar shumë kohë më parë, për abuzimet që ka kryer gjatë mandatit të tij. “Do të doja ta pasuroja këtë projekt vendim me gjithë shkeljet dhe korrupsionin që ka kryer Erion Veliaj. Nuk duhet...