Mbledhja për shkarkimin e Veliajt, kush janë tre këshilltarët socialistë që mungojnë

Mbledhja për shkarkimin e Veliajt, kush janë tre këshilltarët socialistë që mungojnë

Gazment Paja, Aldo Merkoçi, Joleza Koka janë 3 këshilltarët socialistë nuk janë të pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e Erion Veliajt. Po ashtu në mbledhje mungon edhe kryetarja e Komanduar, Anuela Ristani. Vetë Erion Veliaj nuk është i pranishëm në këtë mbledhje për të dhënë argumentet dhe për t’u dëgjuar nga këshilli, siç ai kërkoi. Mbledhja u hap nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, e cila tha se vendimmarrja për shkarkimin e Erion Veliajt është i imponuar nga nevoja e situatës së krijuar pas arrestimit të kryebashkiakut.