Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Burgim i përjetshëm për 3 shqiptarët/ Dy prej tyre vëllezër dhe biznesmenë, u kapën me 21 kg kokainë
Gjykata e Apelit Penal me Tre Anëtarë e Selanikut vendosi dënim me burgim të përjetshëm për secilin prej tre të pandehurve që u arrestuan qershorin e kaluar, si anëtarë të një bande trafikimi kokaine, ndërsa gjatë hetimit policor u sekuestruan më shumë se 21 kilogramë drogë. Bëhet fjalë për tre shtetas shqiptarë, të moshës 42, 40 dhe 45 vjeç, dy prej të cilëve janë vëllezër. Një pjesë e kokainës u gjet në një kompani qiraje makinash në Selanik, në pronësi të 40-vjeçarit. Gjatë hetimeve të policisë, u sekuestrua një pistoletë me një karikator dhe dymbëdhjetë fishekë, si dhe shuma parash në monedha të ndryshme, informon media greke. Dënimi cilësohet si tepër i rëndë për një vepër të tillë penale. Në kërkim-faljet e tyre, dy vëllezërit...